Arrestohen dy zyrtarë të MINT-it

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) janë arrestuar pas bastisjes nga Policia e Kosovës për dyshime të keqpërdorimeve të rezerave shtetërore. Disa zyrtarë policorë së bashku më disa dokumente që janë marrë brenda zyrave janë larguar nga MINT. Ndërkaq, bastisja brenda ambienteve të ministrisë po vazhdon akoma

Janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) pas bastisjes së këtij dikasteri nga Policia e Kosovës.

Në Polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Disa zyrtarë policorë së bashku më disa dokumente që janë marrë brenda zyrave janë larguar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Ndërkaq, ekipi i RTV Dukagjinit i cili po raporton nga vendi i ngjarjes bën të ditur se bastisja ende nuk ka përfunduar.

Kjo ministri dyshohet se u bastis për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore, respektivisht të vajit dhe të grurit.

Gara dhe Lipovica dëgjohen në disa audioincizime të siguruara nga mediumi “Nacionale” duke thënë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë.

Bastisja në këtë ministri ka filluar në orën 8;00, pas bastisjes së banesës dhe restorantit të Ridvan Muharremit.

Siç raporton ekipi i RTV Dukagjini që gjendet në vendin e ngjarjes, aksioni te pronat e Muharremit ka nisur në gjashtë të mëngjesit.

Fillimisht është bastisur biznesi i Ridvani Muharremit, që është një restorant afër shtëpisë së tij.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika