Arrestohen gjashtë persona në Obiliq për dëmtim të varrezave, pesë prej tyre të mitur

Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmë në Obiliq, të dyshuar për veprën penale “dëmtim i varrezave apo kufomave”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 dhjetor 2025, në fshatin Plemetin të Obiliqit.

Pas veprimeve hetimore, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Obiliq ka arritur të identifikojë dhe arrestojë gjashtë persona të dyshuar, prej të cilëve pesë janë të mitur.

Policia bën të ditur se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë qenë të përfshirë në këtë rast.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika