Arrestohen i dyshuari i tretë në lidhje me kontratën për shtrimin e disa rrugëve në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e tretë me inicialet B.S, si vazhdimësi e arrestimit të E.S dhe B.K, nën dyshimet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorim dhe mashtrim me prokurim publik”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e tretë me inicialet B.S, si vazhdimësi e arrestimit të E.S dhe B.K, nën dyshimet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorim dhe mashtrim me prokurim publik”.

Sipas njoftimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas përfundimit të intervistimit me vendim të prokurorit kompetent i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës, të martën e javës së kaluar ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar, me inicialet E.SH. dhe B.K., nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qellim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo persona te tjerë.

“I dyshuari në bashkëveprim me persona zyrtar të komunës së Suharekës dhe menaxherin e kontratës pas përpilimit të procesverbaleve dhe situacioneve fiktive si dhe raportit fiktiv për kryerën e punëve lidhur me ketë tender, kompania ka lëshuar faturat për realizim të punëve me çka edhe janë realizuar pagesat nga komuna e Suharekës, ku në realitet punët apo shtrimi i rrugëve sipas kontratës nuk është realizuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Nga një muaj paraburgim për dy zyrtarët e Suharekës, dyshohen se i shkaktuan mbi 74 mijë euro dëm komunës përmes keqpërdorimit me një tender

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika