Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Fushë Kosovë për posedim dhe shitje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën ka arrestuar katër shtetas të Turiqsë në Fushë Kosovë.

Të njëjtit dyshohen për posedim dhe shitje të narkotikëve teksa gjatë bastisjes siç bën të ditur Policia ka sekuestuar 1,482 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, njofton Dukagjini.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobil, një automjet (fugon),  një laptop, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika