Arrestohen katër të dyshuar nga Policia, konfiskohen mbi 25 mijë euro dhe drogë

Policia e Kosovës pas hetimeve dhe veprimeve në teren në dy raste të ndara ka arrestuar 4 persona dhe ka konfiskuar dëshmi të ndryshme.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, në rastin e parë hetuesit e DHTN-së pas një pune operativo-hetimore në teren në lidhje me rastin e koduar “Pinku” më datë 14.01.2026 rreth orës 15:20 ne Rr ”Xhemajl Mustafa“ Fushë Kosovë, kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin M/K i cili ishe me veturën e tij ku është ndaluar dhe arrestuar ne flagrancë duke bërë shitblerje të substancave narkotike të dyshuarit tjetër, njofton Dukagjini.

“Gjate kontrollit të personit të parë janë gjetur 2-qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë : 2 gram, ndërsa gjate kontrollit të dyshuarit të dytë dhe veturës së tij janë gjetur :9-qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardhë e dyshuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 4.9 gram , 8-qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 12.7 gram , para te gatshme në vlerë 475 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe dy telefona celular”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe në konsultim me te është kryer bastisje ne shtëpinë e të dyshuarit të parë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e shkurtë, një sasi e pluhurit të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit Kokainë me peshë 15.8 gram, 79 – copa tableta të dyshuara për narkotik të llojit ekstazi me peshë 37.7 gram, një sasi e narkotikut te dyshuar te llojit kokaine ngjyre e kuqe me peshe 2.6 gram, një sasi e narkotikut te dyshuar te llojit mariuhanë me peshë 322.9 gram, dy peshore digjitale qe shërbejnë për matje në sasi te vogla dhe qese najloni te zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikëve.

Të dyshuarit pas intervistimit te tyre me urdhër te Prokurorit Kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

Ndërkaq në rastin e dytë, sipas njoftimit policor, më 14 janar Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), përkatësisht Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ne Prishtinë ka realizuar operacionin e koduar “Dora e Kapur”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Imzot Nikprelaj”, është kapur në flagrancë i dyshuari të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 6 doza të lëndës narkotike të llojit heroinë, me peshë totale 4 gramë.

“Më pas, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit M/K janë gjetur dhe sekuestruar rreth 9 gramë hashash (çokollatë) dhe 18 gramë marihuanë. Në vijim, është bastisur banesa e të dyshuarit të parë , ku janë gjetur dhe sekuestruar: substancë narkotike e dyshuar për Heroinë (52 paketime me peshë totale 14 gramë), një pushkë gjuetie me 9 fishekë, para te gatshme rreth 25,160 (njëzet e pesë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, një veturë, një peshore dhe dy telefona mobil si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me veprën penale”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika