Arrestohen katër të dyshuar për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor, ndërsa njëri prej tyre është i dyshuar edhe për armëmbajtje pa leje

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 2 qershor në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë.

Hetuesit kanë finalizuar punën e tyre këtë të enjte, duke identifikuar dhe siguruar prezencën e personave të dyshuar pas veprimeve operative.

Personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes pasi janë intervistuar nga prokurori.

Njëri prej tyre është i dyshuar edhe për armëmbajtje pa leje, pasi është sekuestruar një armë zjarri.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika