Arrestohen tre burra, sulmuan policët pas arrestimit të familjarit të tyre

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Tre persona të dyshuar janë arrestuar pasi të njëjtit kanë sulmuar zyrtarë të Policisë së Kosovës, të enjten në Podujevë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se sulmi ka ndodhur pasi zyrtarët policorë kanë arrestuar familjarin e tyre.

“Rr. Fitorja, Podujevë, 20.04.2023-18:43. Njësia policore gjatë arrestimit të një personi që kishte urdhërarrest, janë sulmuar nga familjarët e të dyshuarit. Në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari me urdhërarrest dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika