Arrestohen tre persona në Pejë, u përfshinë në një rrahje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona në Pejë, të cilët ishin të përfshirë në një rrahje

Ilustrim

Policia e Kosovës, të martën, ka arrestuar tre persona në Pejë, të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar personat e pёrfshirё nё rrahje. Deri te incidenti ka ardhur pasi personat e dyshuar kanё shkёmbyer sms nё mes vete, tё cilёt kanё kanosur njёri-tjetrin.

Njёri nga tё dyshuarit pasi kishte lëndime trupore, menjёherё ёshtё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё emergjencёn e Spitalit rajonal nё Pejё, ndërsa, mё pas, ёshtё sjellё nё Stacionin Policor nё Pejё pёr intervistim.

“Dy tё dyshuarit e tjerё janё arrestuar dhe janё intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika