Arrestohen tre të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Ferizaj

Janë arrestuar tre të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Ferizaj. Policia njofton se me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa janë konfiskuar tri armë zjarri

Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Ferizaj.

Të shtunën e 29 korrikut, policia kishte informacione se në tri raste të ndara, në fshatin Greme, në fshatin Slivovë dhe në rrugën “Kadri Zeka” të Ferizajt, në ahengje familjare kishte të shtëna me armë të zjarrit.

Policia pas pranimit të informacioneve kishte marrë veprimet e menjëhershme dhe kishte identifikuar tre të dyshuarit.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa janë konfiskuar tri armë zjarri (pistoleta)”, njofton Policia e Kosovës.

Rastet janë cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës”.

Me këtë rast, policia rajonale e Ferizajt apelon te qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, sepse përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje dhe gëzime familjare mund të shndërrohet në tragjedi, po ashtu është e ndaluar me ligj.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika