Arrestohen tre të dyshuar për dhunë në familje në Klinë

Në Klinë janë arrestuar tre persona, pasi dyshohet se kanë sulmuar një shofer taksie dhe pasagjerët, dy burra e një grua, rasti është iniciuar dhunë në familje dhe lëndim i lehtë

Foto ilustruese

Tre persona të dyshuar janë arrestuar në Klinë, pasi përplasën veturën e tyre me atë të një viktime burrë, duke shkaktuar një aksident në të cilin përfshiheshin edhe tri viktima të tjerë, dy burra dhe një grua.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet se të dyshuarit sulmuan fizikisht viktimat, duke shkaktuar lëndime ndaj drejtuesit të veturës-taksi, i cili më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është iniciuar “Dhunë në familje & lëndim i lehtë”.

Pas intervistimit të palëve dhe në bazë të vendimit të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për të vazhduar hetimet në lidhje me rastin.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se me veturën e tyre fillimisht kanë sulmuar-aksidentuar veturën-taxi të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar, në të cilën ndodhin edhe tre viktimat,  dy meshkuj dhe një femër kosovarë. Dyshohet se të dyshuarit kanë sulmuar edhe fizikisht viktimat dhe si pasojë viktima-drejtuesi i veturës ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, (tre) të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika