Arrestohet 34-vjeçari në Pejë, dëmtoi varrezat e dëshmorëve

Policia e Kosovës nofton se Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, nga pёrson/a tё dyshuar janё dёmtuar varrezat e dëshmorëve të këtij fshati

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës nofton se Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, nga person/a tё dyshuar janё dёmtuar varrezat e dëshmorëve tё kёtij fshati.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 23.05.2023, rreth orёs 07:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, nga person/a tё dyshuar janё dёmtuar varrezat e dëshmorëve tё kёtij fshati”, njofton Policia e Kosovës.

Nё vendngjarje kanё dalё njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё dhe menaxhmenti i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё.

Policia njofton tutje se në vendngjarje ёshtё vërejtur se njё varr ishte dёmtuar nё masё mё tё madhe, ndёrsa tetё tё tjerë janё dёmtuar mё pak.

“Pas njё pune intesive operativo-hetimore, kemi arritur ta identifikojmё dhe arrestojmë tё dyshuarin: • E.U. i lindur me 1989. Personi i dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika