Arrestohet 37-vjeçari në Podujevë për dhunë në familje, policia i gjen armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 37-vjeçarin në Podujevë për veprën penale dhunë në familje. Tutje është njoftuar se policia i ka gjetur dhe sekuestruar armë të arrestuarit

Ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, të premten e dy dhjetorit ka arrestuar një person për veprën penale dhunë në familje në Podujevë.

Tutje thuhet se Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pushkë automatike AK47 dhe një pistoletë, tre karikatorë, 35 fishekë, një shufër metalike e të tjerë.

Tutje thuhet se personi i dyshuar është mashkull me inicialet N.S., 37 vjeçar.

Mes tjerash raportohet se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika