Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Transporter”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikut të drogës.
Si rezultat i operacionit, është arrestuar një 43-vjeçar nga Kosova, siç njofton policia i dyshuar se po transportonte lëndë narkotike me qëllim trafikimin e saj drejt Kosovës, njofton Dukagjini.
“Arrestimi u krye në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, në fshatin Larushk, ku shërbimet e policisë ndaluan automjetin tip “Skoda” që drejtohej nga i dyshuari. Gjatë kontrollit, brenda mjetit u gjetën disa pako me 23 kilogramë e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa”, thuhet në njoftim.