Arrestohet 45-vjeçari i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Gjilan

Gjatë kësaj të hënë është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjyqësore në Gjilan, dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjyqësore në Gjilan.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 24.01.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar kosovar E.Sh. (1978)”, njofton Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej 120 ditësh për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në njoftim.

Mes tjerash njoftohet se “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika