Arrestohet 50-vjeçari rus në Norvegji, dyshohet për shkelje të sanksioneve

Mediat norvegjeze kanë raportuar për arrestimin e 50-vjeçarit rus, i cili kishte drejtuar dy dronë pa pilot pranë platformave norvegjeze të naftës dhe gazit, në det të hapur

Norvegjia Arktike





Një 50-vjeçar rus është arrestuar në Norvegji, të martën e 11 tetorit, pasi dyshohej se ka drejtuar mjetet ajrore pa pilot.

Gjatë javëve të fundit, janë raportuar shikime të shumta me dron pranë platformave norvegjeze të naftës dhe gazit, në det të hapur.

Mediat norvegjeze kanë raportuar se doganierët kanë gjetur dy drone dhe disa pajisje elektronike të ruajtjes në bagazhin e tij, gjatë një kontrolli rutinë në pikën kufitare Storskog, e cila është pika e vetme e kalimit midis Norvegjisë dhe Rusisë.

Prokurorja Anja Mikkelsen Indbjør, për transmetuesin norvegjez “NRK” ka thënë se 50-vjeçari rus dyshohet për shkelje të sanksioneve, të cilat kanë hyrë në fuqi pasi Rusia pushtoi Ukrainën, raporton euronews.

Avokati mbrojtës i 50-vjeçarit rus, Jens Bernhard Herstad, ka thënë për të përditshmen norvegjeze “Dagbladet”, se klienti i tij e ka pranuar se ka fluturuar dronët, por nuk ka pranuar të thotë se çfarë po bënte në Norvegji.

Ministrja norvegjeze e Drejtësisë, Emilie Enger Mehl, tha se ishte “shumë herët për të nxjerrë përfundime”.

“Dihet se ne kemi një kërcënim të inteligjencës kundër nesh, i cili është përforcuar nga ajo që po ndodh në Evropë,” tha Enger Mehl për “NRK”.

 





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika