Arrestohet gazetarja ruse e cila mbante një poster kundër luftës në televizion

Ish-redaktorja e kanalit televiziv shtetëror rus, Marina Ovsyannikova, në muajin mars mbante një poster kundër luftës gjatë transmetimit të lajmeve, ajo u arrestua pak kohë pasi veprimet e saj u quajtën synim i diskreditimit të ushtrisë ruse

Gazetarja ruse e cila mban poster në lidhjen e drejtpërdrejtë gjatë lajmeve

Gazetarja e televizionit shtetëror rus, Marina Ovsyannikova, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë mbajti një poster në dorë, gjë që ishte kundër luftës së Vladimir Putinit, në Ukrainë, ajo kishte thënë se ëshë e “pamundur të qëndrosh e heshtur”.

Ish-redaktorja e Channel One ishte shfaqur pas spikeres së lajmeve duke e mbajtur një tabelë, ku në të shkruante “Jo luftë”. Ovsyannikova kishte thënë për CNN, se ajo ishte e detyruar që të vepronte pasi shqetësohej për ushtarët rusë.

Më datë 22 mars Ovsyannikova ishte shpallur fajtore në gjykatën e qarkut në Moskë për organizimin e një “ngjarjeje publike të paautorizuar,” ajo kishte marrë një gjobë prej 280 dollarësh.

Kremlini veprimet e saj i kishte cilësuar si “huliganizëm” ku ai kishte thënë se është një vepër penale në Rusi.

Gjatë ditës së dielë Marina Ovsyannikova u arrestua në Moskë, këtë e ka bërë të ditur avokati i saj Dmitry Zakhvatov për CNN, përcjell Portali Dukagjini.

Sipas policisë ruse Ovsayannikova u ndalua për “veprime që synojnë diskreditimin e ushtrisë rusë” si pasojë e një deklarate që e ka postuar ajo gjatë ditës së mërkurë.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika