Arrestohet i dyshuari i dytë për dhunimin e të miturës në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari i dytë për dhunimin e të miturës në Suharekë, pasi ishte në arrati që nga 26 shtatori

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë është arrestuar edhe i dyshuari  i dytë për dhunimin e një të miture në Suharekë më 26 shtator të këtij viti.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, personi i dytë është arrestuar të mërkurën, ndërsa i dyshuari i parë ishte arrestuar menjëherë.

“Me 02.10.2024 lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Më 26 shtator, Policia kishte njoftuar se e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika