Arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Gjilanit ka arrestuar të dyshuarin, i cili thuhet se ka kryer veprën penale "Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar"

Ilustrim

Të enjten e 5 majit, përmes një komunikate për media, Zyra për Komunikim Publik nga Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Gjilan, pas hetimeve disamujore, ka arrestuar një person zyrtar të Shërbimit të Gjendjes Civile.

Bëhet fjalë për të dyshuarin I.R, zyrtar i Shërbimit të Gjendjes Civile në fshatin Bresalc dhe në fshatin Verbicë e Zhegovcit, i cili thuhet se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

I njëjti dyshohet se ka regjistruar disa persona në kundërshtim me Ligjin e Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ 18/2013, konkretisht, ka vepruar në kundërshtim me nenin 32 të Ligjit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe me nenin 9 paragrafi 4, dhe neni 11 paragrafi 2 te Udhëzimit Administrativ 18/2013, duke regjistruar persona të ndryshëm në Komunën e Novobërdës, e te cilët më pastaj kanë përfituar pensione bazë.

Policia e Kosovës njofton se janë duke vazhduar hetimet rreth rastit.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika