Arrestohet i dyshuari për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Peran të Podujevës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Peran të Podujevës ka arrestuar të dyshuarin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj të hëne, është arrestuar një person i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran të Podujevës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në njoftim thuhet se nga zjarri dyshohet se është përfshirë një dyqan (mobileri), në katin e sipërm të një pompe derivatesh dhe më pas, zjarri ka filluar të marrë përmasa më të gjera të shpërndarjes, duke përfshirë edhe pompën e derivateve.

“Në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar”, thuhet tutje në njoftim.

Mes tjerash, Policia ka njoftuar se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit si dhe evakuimin e personave të atë zonë.

“Bazuar në vlerësimet nga terreni, në vendngjarje janë angazhuar zyrtarë të FSK-së, KEDS-it, zyrtari i komunës për hetimin e shkaqeve të zjarrit, të cilët në bashkëpunim me policinë dhe prokurorin janë marrë me rastin”, vijon njoftimi.

Ndërkaq, pas hetimit preliminar në koordinim me prokurorin e shtetit, është arrestuar një person i dyshuar, i cili është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij, është inicuar rasti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika