




Policia Kosovës ka njoftuar se një person, të mërkurën e 19 tetorit, kishte marrë një veturë me qira, por nuk e kishte kthyer.
Ndërsa, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se, të shtunën e 22 tetorit, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar.
“Më 22.10.2022 është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, lidhur me mashtrimin që i ka bërë ankuesit, mashkull kosovar, duke marrë veturën e dhënë me qira për dy ditë dhe nuk e ka kthyer sipas marrëveshjes”, thuhet në raport.
Policia ka njoftuar se i dyshuari, mashkull, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.




