Arrestohet kosovari që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kishte kryer një vrasje në Oslo

Është arrestuar një shtetas kosovar që ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale "vrasje", të kryer në Oslo në vitin 2021

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar që ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje”, të kryer në Oslo më 07 tetor 2021.

“Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit, të njëjtit i është gjetur një armë zjarri, si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera, të cilat me gjasë janë të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se ndaj personit të arrestuar do t’i vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika