Arrestohet kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro

Me urdhër të SPAK-ut, është arrestuar kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, i cili dyshohet për "Shpërdorim detyre"

Foto: Top Channel

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u arrestua këtë të shtunë me urdhër të SPAK-ut.

Ai dyshohet për “Shpërdorim detyre” pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qenë në krye të Bashkisë ka dhënë një lejë për ndërtimin e një objekti në shkelje me ligjin. Veç tij, gjykata antikorrupsion aprovoi arrest me burg dhe për pronarin e  tokës.

Kurse për tre të tjerë u vendos arrest shtëpie. Hetimet ndaj kryebashkiakut Goro  nisën pas një kallëzimi të depozituar nga paraburgimi prej nga rivalit të tij Fredi Beleri, i cili e mposhti në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar. Beleri u dënua për shitblerjet votash dhe njihet si një kryetari i zgjedhur i Himarës, por që për shkak të burgosjes së tij detyrën e kryebashkiakut vazhdonte ta mbante Jorgo Goro. Hetimi ndaj Goros qe me arrestimin e tij, bashkia e Himarës ngelet pa kryetar kulmoi gjatë vjeshtës, atëherë kur veç tij i thirr për tu pyetur edhe investitori strategjik Artan Gaci bashkëshort i Olta Xhackës.

Megjithatë hetimi i SPAK ngriti pikëpyetje për veprimtarinë e Goros dhe të dyshuar të tjerë qe vlerësohen se u implikuan në falsifikim dokumentash në shkelje të ligjit.

Por krahas kësaj padie SPAK i është referuar dhe raportit zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka evidentuar disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkiakut të Himarës. Gjetja më e rëndësishme e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka të bëjë me ndërtimin e një resorti në këtë zonë dhe me proceduat se si janë dhënë lejet e ndërtimit në zonën bregdetare të Himarës.

Pak kohë më parë Goro u paraqit në SPAK ku dha sqarime për këto dy çështje. Ndërkohë mësohet se në total SPAK krahas kryebashkiakut Jorgo Goro ka ngritur akuza dhe për katër persona të tjerë.pak ditë më parë SPAK pranoi për TCH se po kryen hetime ndaj 18 kryebashkiakëve dhe ish kryebashkiakëve. /Top Channel

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika