Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për falsifikim të rezultatit të votimit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 22 shkurt është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjatë procesit zgjedhor kishte ushtruar detyrën e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.
Rasti lidhet me ngjarjen e raportuar më 23 janar 2026, rreth orës 08:30.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.