Arrestohet një burrë në Drenas, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Drenas nën dyshimin për dhunimin e një vajze të mitur.

Viktima është kthyer në familjen e saj, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Hetimet për këtë rast nga policia kanë filluar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën  dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika