Një person është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për kanosje, shantazh dhe përfshirje në materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 mars 2026, ku i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se ka kryer këto vepra ndaj një vajze.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.