Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar në IML për ekzaminim dhe se e njëjta, është vendosur në strehimore. Krahas kësaj, rasti po vazhdon të hetohet

Ilustrim





Është arrestuar i dyshuari për dhunimin e një të miture në Ferizaj më 22 nëntor.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar në IML për ekzaminim dhe se e njëjta, është vendosur në strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar IML për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, Policia e Kosovës bën të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika