Arrestohet një i dyshuar për pastrim parash në vlerë mbi 2 milionë euro

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe nën autorizimin e Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar hetime ndaj gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në vepra penale të mashtrimit.

Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit – të gjithë shtetas meshkuj të Kosovës – dyshohet se në bashkëveprim kanë mashtruar qytetarë përmes shitjes së avio-biletave gjatë periudhës 2015–2019 teksa për këto veprime, ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale në prokuroritë përkatëse, njofton Dukagjini.

Gjatë hetimeve, policia ka siguruar dëshmi se njëri nga të dyshuarit, përveç mashtrimeve me bileta ajrore, dyshohet edhe për përfshirje në pastrim parash – hetimet financiare kanë zbuluar se përmes këtyre kompanive dyshohet të jenë pastruar mbi 2 milionë euro. Po ashtu, i njëjti person dyshohet se ka bërë deponime në para të gatshme në vlerë mbi 800 mijë euro, për të cilat nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen dhe që nuk përputhen me aktivitetin e tij të deklaruar ekonomik.

“Vlera totale e parave që dyshohet se janë pastruar përmes kompanive tejkalon shumën prej 2,000,000.00 euro (dy milionë euro), po ashtu nga hetimet financiare rezulton se vetë i dyshuari po ashtu ka kryer deponime në para të gatshme mbi 800,000.00 euro (tetëqind mijë euro) për  të cilat nuk është dëshmuar prejardhja e tyre dhe të njëjtat nuk janë justifikuar me aktivitetin ekonomik të deklaruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika