Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale bëhet e ditur se kanë arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023, njofton Dukagjini.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje tjera.