Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën ka arrestuar një burrë në Vushtrri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht një grua, njofton Dukagjini.
“Vushtrri 01.04.2026-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.