Arrestohet një person, dyshohet se ngacmoi seksualisht një grua

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është liruar pas intervistimit

Policia e Kosovës

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një grua, të mërkurën në Prizren.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“NGACMIM SEKSUAL/Prizren 01.02.2023 -17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare, me ç’rast e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika