Arrestohet një person, dyshohet se tentoi ta vidhte një barnatore në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Skenderaj në orët e hershme të së mërkurës, nën dyshimin për një vjedhje të mbetur në tentativë. 

Policia ka thënë se i dyshuari kishte tentuar që të kryente vjedhje në një barnatore. Sipas njoftimit të PK-së thuhet se Rr.G. 35-vjeçar është ndaluar për 48 orë, ndërsa i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë dhe disa pajisje tjera që dyshohet se u përdorën nga i dyshuari.

“Rreth orës 01: 48 së datës 04 dhjetor 2024 në Stacionin Policor  në Skenderaj , është raportuar një rast i veprës penale ‘vjedhje e rëndë  mbetur në tentativë’. Reagimit i shpejt i njësive policore  ka rezultuar  që të lokalizohet dhe të arrestohet  i dyshuari i cili me forcë kishte  tentuar të kryejë veprën penale ‘vjedhje në tentativë’ ku cak i kësaj vjedhje ishte një (barnatore). Te personi i dyshuar në posedim  i janë  gjetur dhe konfiskuar një armë (pistoletë) me nëntë fishekë dhe dëshmi tjera materiale qe dyshohet të jenë përdorur nga i dyshuari ne veprën penale.   Lidhur me rastin dhe  veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili  të dyshuarit  Rr. G. 35 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, ia  ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj të dyshuarit   është iniciuar rast për veprat penale ‘vjedhje e rëndë ne tentativë’ dhe  ‘mbajtje në pronësi, kontrolle të paautorizuar të armës’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika