Arrestohet një person në Gjakovë pasi bashkëjetoi me të mitur, viktima para 4 muajsh ishte raportuar e zhdukur

Të hënën në Komunën e Gjakovës është arrestuar një person, për shkak se kishte bashkëjetuar me një të mitur. Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima para rreth 4 muajsh ishte raportuar e zhdukur nga familjarët

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është arrestuar të hënën e 13 marsit në Komunën e Gjakovës, pasi kishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

Policia, nëpërmjet raportit 24-orësh, ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 28 tetor të vitit të kaluar.

Po ashtu, bëhet e ditur se viktima para rreth 4 muajsh ishte raportuar e zhdukur nga familjarët.

“Gjakovë 28.10.2022 – 07:00. Më 13.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Viktima para rreth 4 muajsh ishte raportuar e zhdukur nga familjarët”, thuhet në raportin policor.

Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika