Arrestohet një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar, pasi të njëjtit i është gjetur një armë pa leje. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Kllokot, ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kllokot, të mërkurën, me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit G.P. (viti i lindjes 1977, mashkull kosovar serb).

Sipas njoftimit të policisë, thuhet se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi për gjykatën një pushkë e llojit M48, një pistoletë e llojit ,,Cervena Zastava“ e kalibrit 7.65 mm dhe 34 copa fishekë të kalibrit 7.92 mm.

“I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Kllokot ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.

May be an image of text that says '2 2 4 ယ'

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika