Arrestohet një person në Kaçanik, ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Kaçanik dhe i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Ilustrim

Është arrestuar një person në fshatin Duraj në Kaçanik, i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Dhunë në familje” me dënim burgimi prej 60 ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia Rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Policia ka thënë se të dhënat e qytetarëve do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika