Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se hapi profile false në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në fshatin Janjevë të Lipjanit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur, duke hapur profile false në emër të viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 1 shtator 2026, rreth orës 09:50.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika