Në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, më 31 tetor 2025, rreth orës 14:50, policia ka arrestuar një person të dyshuar pas një incidenti ku ai ka shfaqur rezistencë aktive dhe ka kanosur zyrtarët policorë.
Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe rreth 120 fishekë.
Si pasojë e ndërhyrjes, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.