Arrestohet një person për spiunazh në Mitrovicë

Një person i dyshuar për spiunazh është arrestuar në regjionin e Mitrovicës pas një periudhe hetimore disamujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës. I dyshuari, A.V., akuzohet për veprën penale të spiunazhit dhe është ndaluar për 48 orë

Foto ilustruese

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për spiunazh në regjionin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit A.V. ka ndodhur të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës  ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, me inicialet A.V., me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale  është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit.

Kujtojmë se më 5 qershor, në Ferizaj janë arrestuar Bedri Shabani e Muharrem Qerimi për spiunazh me BIA-n serbe.

Bedri Shabani ka qenë zyrtarë doganorë deri në vitin 2004, ndërkohë Muharrem Qerimi ka qenë zyrtar policor deri në vitin 2008.

Dy të dyshuarit tashmë janë në paraburgim për një muaj.

EKSKLUZIVE / Spiunët e arrestuar dhe BIA serbe patën bisedime një ditë pas sulmit në Banjskë

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika