Arrestohet një punëtor teknik, dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse në shkollë

Një nxënëse e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut dyshohet të jetë ngacmuar seksualisht nga një punëtor teknik i kësaj shkolle

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një punëtor teknik në fshatin Vrellë të Istogut, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.

Nxënësja dyshohet të jetë nga shkolla fillore e mesme e ulët “Hysni Zajmi”.

Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 13:00, stacioni policor në Istog, është njoftuar nga Drejtoria e Shkollës Fillore e Mesme Ulët, “Hysni Zajmi” në fshatin Vrellë, ku për momentin dyshohet që të jetë e shqetësuar seksualisht një nxënëse e shkollës në fjalë nga një punëtor i stafit teknik. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin në fjalë. Në lidhje me rastin janë duke punuar njësitet kompetente policore”, ka thënë Gashi.

Ai bëri të ditur se për momentin këto janë të dhënat e para nga vendi i ngjarjes.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika