Arrestohet taksisti në Vushtrri për grabitje të parave të pasagjerit

Të mërkurën e 6 korrikut, Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore nga hetuesit  e Stacionit Policor në Vushtrri në bashkëpunim me Hetimet Rajonale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar F.I, 31 vjeçar, për veprën penale “Grabitje”

Ilustrim

Një qytetari të Vushtrrisë, të hënën mbrëma, derisa ishte duke shkuar me taksi në Mitrovicë, një pasagjer tjetër me forcë dhe me përdorim të sprejit ia ka grabitur 2500 euro dhe disa dokumente personale.

“Dhe më pastaj në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën e 6 korrikut se pas një pune hetimore nga hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, në bashkëpunim me Hetimet Rajonale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar F.I, 31 vjeçar, për veprën penale “Grabitje”.

Njoftimi i Policisë së Kosovës

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të bazuara, ku i dyshuari dyshohet se më 04.07.2022, rreth orës 21:35, duke e dërguar me ‘Taxi’ viktimën në distinacionin e kërkuar, dhe në ndalim për të marrë edhe një udhëtar tjetër është përdorur e spreji-OC ndaj viktimës, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në Vushtrri, mërgimtarit i grabiten 2500 euro nga taksisti dhe pasagjeri

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika