Arrihen mbi 10 mijë nënshkrime në peticionin online për shaminë në shkolla, kërkesa do dërgohet në kryeministri dhe në MAShT

Janë arritur mbi 10 mijë nënshkrime në peticionin online të organizuar nga disa aktivistë

Ilustrim i peticionit

Mbi 10 mijë nënshkrime tashmë janë arritur në platformën apo peticionin online me kërkesën që të ndryshohet udhëzimi administrativ i cili e ndalon bartjen e mbulesës në shkollat e mesme.

Sipas  njërit prej organizatorëve të fushatës dhe njëkohësisht peticionit, Durim Berisha, nënshkrimet do të ju dërgohen kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe Avokatit të Popullit.

Sipas ish- këshilltarit të kryeministrit Kurti, platforma online për nënshkrimin e peticionit e garanton sigurinë e nebojshme, ai ka bërë të ditur se nuk i kanë shfrytëzuar platformat e gatshme por e kanë krijuar vetë një të tillë, në mënyrë që peticioni të jetë sa më kredibil.

Berisha ka potencuar se në rast se kërkesa e tyre nuk procedohet nga MASHT-it sipas afateve ligjore, atëherë ai me ekipin e tij do t’i drejtohen Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Durim Berisha dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti

“Dihe se kampanja dhe peticioni kanë për qëllim të mbështesin kërkesën me shkrim të dorëzuar në MASHTI, prandaj në rast të mos procedimit sipas afateve ligjore, do t’i drejtohemi Gjykatës Themelore në Prishtinë, si Gjykatë kompetente për të shqyrtuar padinë përkitazi me këtë”, ka thënë Berisha për Portalin Dukagjini.

Ndërkaq në një reagim të Ministrisë së Arsimit, është thënë se “E drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj konform përgjegjësive që kemi, do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore”.

Por në këtë reagim nuk është përmendur ndryshimi i udhëzimit administrativ që e ndalon vendosjen e shamisë në shkolla.

Ka nisur peticioni për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, që ndalon veshjen e uniformës fetare në shkolla

Shija e redaktorit

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Të fundit nga rubrika