Arrin në 30 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Tajlandë

Ka arritur në 30 numri i personave që kanë humbur jetën dhe 64 të tjerë janë plagosur pasi një vinç ndërtimi ra mbi një tren në lëvizje në verilindje të Tajlandës.

Vinçi e nxori trenin nga shinat dhe shtypi disa prej vagonëve, njëri prej të cilëve u përfshi nga flakët, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Sipas autoriteteve, mes të plagosurve janë edhe një fëmijë njëvjeçar dhe një i moshuar 85-vjeçar, ndërsa shtatë persona janë në gjendje kritike.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 195 pasagjerë ndodheshin në tren në momentin e aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 09:00 sipas kohës lokale.

Hekurudha Shtetërore e Tajlandës ka nisur një hetim për ngjarjen dhe ka njoftuar se po ndërmerr veprime ligjore ndaj kompanisë së ndërtimit përgjegjëse për vinçin.

Aksident tragjik hekurudhor në Tajlandë, së paku 22 të vdekur

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika