Arrin në tre numri i të vrarëve nga përleshja me armë në Gjilan

Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë nga rasti në Gjilan.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Dukagjinit brenda policisë së Kosovës.

Akiualisht, i lënduari tjetër mbetet ende në gjendje të rëndë.

Fillimisht, rastin për dy të vdekurit nga përleshja me armë e kishte konfirmuar për Dukagjinin Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ . Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur  dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan”, ka thënë ai për Dukagjinin.

I dyshuar për vrasjet është Mefail Shkodra. Policia e ka shpallur në kërkim për vrasjet, teksa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Nuk janë bërë të ditura të dhëna të tjera për të, pos që është publikuar një fotografi.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në njoftim. “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

Policia ka thirrur konferencë për media lidhur me rastin. Konferenca mbahet nga ora 18:00. 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika