Arsenal arrin marrëveshjen e plotë me mesfushorin Fabio Vieira

Arsenali dhe Porto kanë rënë dakord për tarifën në vlerë prej 35 milionë eurosh, për mesfushorin portugez, Fabio Vieira, ku kjo marrëveshje është arritur

Fabio Vieira

Klubi anglez i futbollit, Arsenal, ka arritur marrëveshjen e plotë me klubin, Porto për mesfushorin Fabio Vieira.

Klubi portugez i futbollit, FC Porto ka pranuar ofertën e Arsenalit për 35 milionë euro pasi negociata tashmë është kompletuar.

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se futbollisti, Fabio Vieira do të shkojë në Londër, pasi marrëveshja është pesë vjeçare, atje do t’i bëhen testet mjekësore mesfushorit që të përgatitet për ditët në vijim.

Portugezi Vieira bëhet nënshkrimi i tretë veror i trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta -s pas ardhjes së portierit Matt Turner.

Ky lajm erdhi edhe nga gazetari tjetër portugez, Pedro Sepulveda.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika