Arsenali ka fituar ndeshjen kryesore të xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Të mërkurën mbrëma në “Emirates”, londinezët triumfuan 3:1 ndaj Bayern Munchenit, duke mbetur skuadra e vetme me pesë fitore nga pesë ndeshje.
Arsenali tani udhëheq në tabelë me 15 pikë, tri më shumë se PSG-ja, Bayerni, Interi dhe Real Madridi.
Ndeshja në Londër ishte e mbushur me emocione. Jurrien Timber kaloi Arsenal-in në epërsi në minutën e 22-të, por 17-vjeçari supertalent Lennart Karl barazoi për Bayernin në minutën e 32-të.
Në pjesën e dytë, Noni Madueke shënoi për 2:1 në minutën e 69-të, ndërsa Gabriel Martinelli vulosi rezultatin 3:1 në minutën e 77-të, pas një dalje të gabuar të portierit Manuel Neuer.