Artistja, Learta Lila shpalos veprimtarinë e saj si DJ në Kosovë

Learta Lila, si DJ artiste ka bërë një senzacion me punën e saj në Kosovë, për të cilat ka rrëfyer më shumë në emisionin "Drive on D". Setet e artistes, Lilac me tinguj të jashtëzakonshëm mund të dëgjohen çdo të mërkurë duke filluar nga ora 20:00 në Radio Dukagjini

DJ Artistja, Learta Lila, e ftuar në emisionin "Drive on D"

DJ artistja, Learta Lila me nofkën Lilac në emisionin “Drive on D” në Radio Dukagjini ka shpalosur detaje nga performancat e saj dhe rutinën si artiste.

Për eksperiencën se si është të jesh DJ në një shoqëri ku shumë pak vajza bëjnë muzikë, Lila është shprehur se ka qenë një senzacion kur ka hyrë për herë të parë të punojë si DJ.

Lilac ka thënë se më shumë e gjen veten në zhanrin për performancë si “organic melodic dhe vocal house”.

“E përfaqësoj muzikën me karakterin tim”, ka vijuar ndër të tjera Lilac.

Sa i përket seteve muzikore, ajo ka thënë se gjithmonë tenton të qëndrojë në hap me kohën.

“Gëzohem shumë kur njerëzit e pëlqejnë shijën e muzikës që performohet, kur vërehet reagimi i audiencës”.

Ajo si mesazh për ata që dëshirojnë të fillojnë rrugëtimin si DJ, e sidomos për vajza ka thënë se fillimi është i vështirë për të gjithë, por që është një eksperiencë e mrekullueshme.

“Dëshiroj të motivoj njerëzit, veçanërisht vajzat, fillimi është pak i vështirë, por është mirë të sfidohet vetja në çdo zhanër, pa u ndikuar nga askush, duke qenë vetvetja”.

Sipas saj, me kohën edhe bëhet rutinë të jesh duke performuar para njerëzve sepse gjithçka vjen spontanisht.

Radio Dukagjini ju informon se setet e Lilac me tinguj të jashtëzakonshëm mund të dëgjohen çdo të mërkurë duke filluar nga ora 20:00.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika