As djali dhe as avokati nuk lejohen ta takojnë Fadil Fazliun, i cili po intervistohet që nga mëngjesi në zyret e EULEX-it

Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, duke pritur jashtë zyreve të EULEX-it, ku po intervistohet babai i tij.

Vëllai i heronjve Fahri e Bahri Fazliut, Fadil Fazliu, i cili po intervistohet që nga orët e mëngjesit në zyrat e EULEX-it, nuk ka mundur të takojë as djalin e tij, Fahri Fazliun, dhe as avokatin, Skender Musa.

Djali i tij Fahriu ka tentuar dy herë ta takojë babain, por nuk është lejuar.

Ndërkohë, gjatë ditës Gjykata Speciale ka arrestuar edhe komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe ish-ministrin Hajderin Kuçi.

Arrestohet edhe Hajredin Kuçi

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), të enjten ka konfirmuar se po kryen operacione në Kosovë, por nuk ka dhënë detaje lidhur me personat e arrestuar.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

ZPS-ja konfirmon se po kryen operacione në Kosovë

Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, duke pritur jashtë zyreve të EULEX-it, ku po intervistohet babai i tij.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika