Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutë mbi Palestinën, apelon për t’i dhënë fund pushtimit të vitit 1967

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë për “zgjidhjen paqësore të çështjes së Palestinës”.

Projekt-rezoluta, e cila u hartua nga Xhibuti, Jordania, Mauritania, Katari, Senegali dhe Palestina, u miratua me 151 vota pro, 11 kundër dhe 11 abstenime, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.

Rezoluta ripohon përgjegjësinë e OKB-së për çështjen e Palestinës, bën thirrje për t’i dhënë fund pushtimit të vitit 1967 dhe për mbështetjen e zgjidhjes me dy shtete, si dhe kërkon që Izraeli të ndalojë aktivitetin e vendbanimeve dhe të zbatojë ligjin ndërkombëtar.

Ajo gjithashtu kërkon rinovimin e negociatave dhe u bën thirrje shteteve të mos njohin ndryshimet kufitare, si dhe të rrisin ndihmën për palestinezët në mes të një krize të rëndë humanitare.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika