Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, këtë të shtunë do të mbajë mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së akademikut Nexhat Dacit.
Siç bëhet e ditur mbledhja do të zhvillohet nga ora 09:15.
Kujtojmë se të premten në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeparlamentarit, Nexhat Daci, u mbajtën homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu, ish-kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, u varros të premten me nderime të larta shtetërore ku të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri Albin Kurti.
Poashtu të premten Qeveria në detyrë ka ndarë 10 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të funeralit të Dacit.