ASK-ja publikon sot rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Kosovë

ASK-ja pritet që këtë të hënë të japë rezultatet e fundit nga procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban këtë të hënë konferencën përmbyllëse për medie lidhur me Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe të Banesave në Kosovë.

Konferenca pritet të fillojë nga ora 10:00 në zyrat e ASK-së.

Regjistrimi i popullsisë në disa komuna të Kosovës, i cili filloi më 5 prill dhe ishte shtyrë deri më 24 maj për të siguruar përfundimin e suksesshëm të procesit, përfshirë komunat si Dragash, Prishtinë, Prizren, Drenas, dhe të tjera, ka përfunduar të premten e kaluar.

Në periudhën sa është shtyrë regjistrimi, intervistat janë zhvilluar nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të popullsisë

Ylli Shala, menaxher i projektit në Agjencinë e Statistikave (ASK), ka theksuar se rënia e natalitetit dhe migrimi janë dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e numrit të popullsisë, por që, sipas tij, në Kosovë nuk ka shumë rënie të numrit të banorëve.

Më 13 maj, kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë e 148 qytetarë.

Në konferencë për medie, Kastrati ka thënë se numri i qytetarëve të diasporës të regjistruar online ka kaluar 400 mijë, me pjesën dërrmuese të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, por që kanë nënshtetësi të Kosovës.

Periudha shtesë e regjistrimit të popullsisë përfundon këtë të premte

 

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika