Astrit Gashi: LDK është ndëshkuar nga votuesit e saj për qëndrimin opozitar ndaj Vetëvendosjes

Analisti Astrit Gashi, në emisionin Debat PlusRTV Dukagjini, ka deklaruar se një prej arsyeve pse opozita është ndëshkuar nga votuesit lidhet me qasjen e saj ndaj Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Gashit, pretendimi se opozita ka qenë e butë ndaj Vetëvendosjes nuk qëndron në rastin e Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Unë po mendoj që në rastin e LDK-së kjo është krejtësisht e pasaktë, kjo është krejtësisht e pasaktë”, ka deklaruar ai.

Gashi ka theksuar se ndëshkimi elektoral ndaj LDK-së ka ardhur pikërisht për shkak të qëndrimit të saj opozitar ndaj Vetëvendosjes.

“Votuesi i LDK-së e ka ndëshku që i ka bërë opozitë Lëvizjes Vetëvendosje. LDK është ndëshkuar nga ai votues”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar më tej se votuesi i LDK-së e ka ndëshkuar subjektin e vet me votë për shkak të mosbashkëpunimit të saj me Vetëvendosjen.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika